Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por megjithatë babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës. Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.