Mbrëmja e ndërrimit të viteve, ashtu siç tradita e do, kalohet së bashku me familjen. E ndërsa një pjesë zgjedh që të festojë në shtëpi me tryezën me ushqime tradicionale, të shumtë janë dhe ata që këtë mbrëmje duan ta kalojnë në restorante, ku darkën e kanë gati nën tingujt e muzikës. Por gjithnjë e më shumë kanë nisur të preferohen edhe destinacionet europiane, gjë që ka ndikuar në rezervimet këtë vit brenda vendit.