Top Channel/ Çështja e Manhatanit nuk është problemi i vetëm ligjor, tre hetime të tjera për Trump
02/06/2023 21:50

Në listën e hetimeve ndaj ish-presidentit Donald Trump do të shtohen edhe tre të tjera, të cilat mund të përkeqësojnë problemet ligjore të tij. Hetimet për ish-liderin amerikan po bëhen në lidhje me dokumentet e klasifikuara, ashtu edhe përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, duke kulmuar me sulmin e 6 janarit në Kapitol. Një juri e madhe në Gjeorgji pritet të akuzojë Trumpin për përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatet zgjedhore të shtetit. Ndërkohë secila nga këto akuza mund të çojnë atë në burg. Prokurori i qarkut Fulton, Fani Ëillis ka një provë kryesore: regjistrim audio në të cilin Trump i kërkoi Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë që të “gjente” gati 12,000 vota për të kthyer numrin e shtetit në favor të tij. Çështja e dokumenteve të klasifikuara mund të jetë afër përfundimit. Në gusht, një kontroll i FBI-së në shtëpinë e Trump në Florida zbuloi më shumë se 100 dokumente të klasifikuara që supozohej të mbeteshin në posedim të qeverisë. Edhe për këtë çështje prova e vetme është një regjistrim Trumpit duke diskutuar një dokument të ndjeshëm ushtarak që ai mbajti pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Hetimi tjetër federal është përqendruar në përpjekjet e Trump për të qëndruar në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020. Gjithashtu në fokus do të mbetet edhe akuzat ndaj ish-presidentit, për nxitje dhune në protestat e 6 janarit të vitit 2021. Pavarësisht situatës së krijuar, një gjyq ose dënimi me burg, nuk do ta ndalojnë domosdoshmërisht Trumpin të kandidojë për president. Ai mund të mos gjykohet ose dënohet para zgjedhjeve të 2024. Ndërsa disa ekspertë ligjorë besojnë se ai mund të përpiqet të qeverisë edhe nga burgu, nëse fiton presidencën. Trump është tashmë presidenti i pare që akuzohet për një krim. Prokurori i qarkut Manhattan e ka akuzuar atë për një skemë të paligjshme për të mbuluar skandalet e mundshme seksuale në vitin 2016. Muajin e kaluar, Trumpi u bë përgjegjës në një çështje civile për 5 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04