Top Channel/ Çështja e emigracionit “nxjerr nga vetja” Scholz, kancelari sulmon ashpër kreun e…
12/09/2024 20:00

Qeveria e Gjermanisë ndodhet nën presion lidhur me çështjen e migracionit. Kancelari Olaf Scholz reagon ashpër dhe sulmon direkt verbalisht në debat kryetarin e partisë kristiandemokrate në opozitë, Friedrich Merz. Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e vështirë ta nevrikosësh, shkruan DW. Ndodh shumë rrallë, që kancelari socialdemokrat të devijojë nga linja e tij e qetë, profesionale dhe e arsyeshme. Krejt ndryshe ishte prezantimi i tij në Bundestag kwtw tw enjte gjatë të ashtuquaturit debati i përgjithshëm. Ky debat zhvillohet gjithmonë javën e diskutimit të buxhetit, kur parlamenti mblidhet të konsultohet për buxhetin e vitit pasues. Qeveria dhe opozita e shfrytëzojnë këtë seancë për debate të përgjithshme edhe lidhur me punën e qeverisë. Tema qendrore e debatit ishte politika për azilin dhe refugjatët. Pas dështimit të bisedimeve për migracionin ndërmjet qeverisë dhe kristiandemokratëve/kristiansocialëve (CDU dhe CSU) në opozitë, kancelari dhe kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, shkëmbyen replika të forta duke sulmuar ashpër verbalisht njeri-tjetrin. Ata i ngarkojnë reciprokisht njeri-tjetrit përgjegjësinë për dështimin e përpjekjeve për gjetjen bashkarisht të një zgjidhjeje ndaj problemit të migracionit të parregullt. Pas atentatit me thikë në Solingen në mes të gushtit, qeveria paraqiti propozimet për ashpërsimin e ligjeve të migracionit dhe të sigurisë. Në thelb synohet, që në kufi të kryhen procese të përshpejtuara për aplikimet për azil. Refugjatët, të cilëve u refuzohet kërkesa duhet të mbahen në afërsi të kufirit derisa të shqyrtohet aplikimi i tyre për azil. Këto plane janë “tepër larg asaj që është e domosdoshme” kritikoi Merz në Bundestag. CDU/CSU do që të kthehen qysh në kufi refugjatët, sepse Gjermania ndërkohë është e mbingarkuar me pranimin dhe integrimin e tyre. Njerëzit duhet të paraqesin kërkesën për azil, sipas rregullores së Dublinit, në vendin ku kanë shkelur për herë të parë kufirin e BE-së.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57