Top Channel/ Çështja “Beleri”/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Gjithçka ka dalë në dritë është shumë serioze
09/11/2023 19:37

Çështja “Beleri” mbetet përsëri lart në agjendën e qeverisë greke. Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës në një intervistë telefonike në një prej kanaleve private të Greqisë ka denoncuar se dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj tij ka pranuar se ka marrë para nga policia shqiptare, ndërsa ka kërkuar dhe ka dëshmuar me dyer të mbyllura me pretendimin se i kërcënohet jeta. I pyetur për këtë ngjarje në konferencën për shtyp në mesditën e së enjtes zëdhënës i qeverisë ka theksuar se vetë kryeministri grek ka përsëritur se çështja e Fredi Belerit është e një rëndësie të madhe për Greqinë. “Është çështje respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Dhe gjithçka që ka dalë në dritë është sigurisht shumë serioze. Shumë serioze, para së gjithash, për vetë çështjen. Ne nuk jemi kompetent për të marrë një vendim, por ajo që u raportua dhe u dëgjua sigurisht ka një vlerë të madhe.“- shprehet zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis. Pas publikimeve në mediat greke, edhe zëdhënësi i qeverisë i është referuar “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i Fredi Belerit. “Raporti që ju i referoheni justifikon qëndrimin grek. Dhe më lejoni t’ju kujtoj se qeveria, për shumë muaj, duke parë se çfarë po ndodhte me Fredi Beleris, e ngriti çështjen në të gjitha nivelet, edhe në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, edhe brenda dhe jashtë kufijve, dhe në nivel të Kryeministrit edhe në nivel të ministrave të Jashtëm . Kjo i jep të drejtë qëndrimit tonë se kemi ngritur dhe ngremë çështjen e respektimit të shtetit të së drejtës, e cila është një kusht themelor për të vazhduar çdo diskutim. Ne vazhdojmë, megjithatë, dhe e besojmë, sepse është e rëndësishme që kjo po fillon tani dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë raporte dhe nga shumë më tepër palë. Dhe shpresojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm të shfajësimit të Fredi Belerit.”– shtoi ai. Mediat greke kanë theksuar se raporti i KE pranon gjendjen e përgjithshme pozitive të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi, por vë në dukje se të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri mbeten një pikë diskutimi dhe se çështja Beleri përbën një burim tensionesh dypalëshe. Pamjet: AFP

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16