Këshilli Bashkiak i Cerrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kundër të Reformës Territoriale. Që në fillim të mbledhjes këshilltarët e djathtë u shprehën kundër bashkimit me Elbasanin dhe po aq të paqartë u shprehën edhe këshilltarët e majtë. I rezervuar në qëndrimin e tij u tregua kryetari i bashkisë Cerrik i cili deklaroi se qëndrimin e tij do ta japë në fund të dëgjesave. Reforma Administrativo-Territoriale parashikon bashkimin e Cerrikut dhe Belshit me Elbasanin. Edhe në Cerrik ka pasur disa organizime protestash dhe firmosje peticione kundër.