Kremlini pohon se Vladimir Putini nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Është folur shumë për marrëdhënien mes tyre, e cila është përshkruar si në tone gati miqësore, por duket se ajo nuk shkon deri dorëzimi i një ftese për eventin e shumëpritur, ndërkohë që presidenti kinez Xi Jinping nga ana tjetër, e ka marrë një të tillë, edhe pse nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në ceremoni.