Top Channel/Censusi i Beogradit: 100 mijë shqiptarë në Serbi, Kurti-Kjo është historike!
31/10/2022 22:42

është historike! Të dhënat e censusit të kryer ne Serbi, tregojnë se në vend jetojnë 100 mijë shqiptarë, e pohuar kjo dhe nga shefi i Administratës rajonale të Preshevës, Hevzi Ramadani. Ramadani ka saktësuar edhe numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë. Numri më i madh i shqiptarëve rezulton të jetë pikërisht këtu. Albin Kurti e cilësoi këtë jo si një process normal, por si një ngjarje kombëtare dhe historike. “Informacionet që vijnë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, janë se përkundër pengesave të shfaqura gjatë procesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rresht, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë. I jam mirënjohës të gjithe spektrit politik shqiptar kudo qoftë, shoqatave, organizatave joqeveritare, klerikëve fetarë e në veçanti cdo regjistruesi shqiptar për angazhimin e palodhur që për një muaj të regjistrojnë te gjithe shqiptaret. Jemi të vetëdijshëm që edhe përpunimi i të dhënave, proces në të cilin shqiptarët nuk do të kenë qasje, është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh deklaratat skandaloze të kreut të Serbisë se shifrat e paraqitura, ende pa përfunduar procesi, janë shifra të fryra, kërkojmë vëzhgim nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook. President serb, Aleksandër Vuçiç provokoi javën e kaluar duke thënë se shifra që do të dalë nga regjistrimi i popullatës nuk do të tregojë numrin real të shqiptarëve në Serbi, me pretendimin se shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi. Faktori politik shqiptar në Luginë reagoi duke dënuar këtë deklaratë dhe kërkoi që cështja të jetë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare.

Top News – Rusia nuk ka më karburant…Kremlini e pranon: Po importojmë benzinë nga jashtë
20/08 15:45
Top News – Shpejtësi 6 herë më e madhe se e zërit / Raketat balistike të rusisë ndëshkojnë Ukrainën
20/08 15:09
Top Channel/ Moti i keq pushton Italinë: 40 mijë rrufe vetëm në Liguria, goditet një tren!
20/08 14:53
Top Channel/ Vapa ekstreme, 14 mijë viktima/ Gjermania regjistron bilancin më të rëndë
20/08 14:42
Top Channel/ Izraeli paralajmëron Turqinë/ Netanyahu: Nuk tolerojmë praninë ushtarake turke
20/08 14:24
Top Channel/ Izraeli s`duhet të përplaset me Turqinë, Ehud Barak: Netanyahu ka dalë nga binarët!
20/08 14:23
Top Channel/ Robotët çojnë bursën në qiell/ Unitree fiton mbi 600 për qind në debutimin në Shangai
20/08 14:05
Top Channel/ Përplasje në ajër! Avioni përplaset me helikopterin e policisë, humb jetën piloti
20/08 13:54
Top Channel/ Pas 6 vitesh tensione, Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, Charles mirëpret nipërit
20/08 13:53
Top News – Kim Jong un me 57 bomba bërthamore / Koreja e Jugut ‘korrigjon’ Trumpin: Ka rreth 120
20/08 13:50
Top Channel/ SHBA në alarm! Borxhi kalon 40 trilionë dollarë, çfarë po ndodh me ekonominë amerikane?
20/08 13:29
Top Channel/ Natë terrori në Kiev! Sulmet ruse lënë 12 të vrarë dhe 30 të plagosur
20/08 13:28
Top News – Trump krekoset para helipadit të ri / ‘Do t’i lë të gjithë me gojë hapur’, 6 milionë USD
20/08 13:23
Top News – Trump nuk e zbuti Kim Jong Un-in / Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt detit
20/08 13:20
Top Channel/ Zjarret në Europë, ekspertët: “Do të shtohen me 39%, edhe në skenarin më të mirë”!
20/08 12:03
Top News – Mbrojtja e Ukrainës në ‘grahmat e fundit’ / Rusia, breshëri raketash e dronësh mbi Kiev
20/08 12:02
Top News – Borxhi kombëtar 40 trilionë dollarë / SHBA në telashe, shifër rekord për faj të luftës
20/08 12:02
Top News – Harry dhe Meghan kthehen në Britani / Gjashtë vite pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore
20/08 12:02
Top News – Trump betohet të shkatërrojë Iranin / Masa ekonomike edhe ndaj vendeve që e mbështesin
20/08 12:01
Top News – Netanyahu kundër Erdoganit / ‘I treguam vendin në Siri, një mesazh i qartë’
20/08 12:01