Pas disa vitesh të shtyrjes së procesit, censi I bujqësisë për mbledhjen e të gjithave informacioneve për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të realizohet. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë për konsultim publik Projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, qëllimi i të cilit është krijimi i bazës ligjore të konsoliduar për kryerjen e tij, duke marrë në konsideratë standardet ndërkombëtare.