Përdorimi i celularëve, shpejtësia e lartë, dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, kanë detyruar qeverinë italiane që të përgatis një projektligj të ri që synon ashpërsimin e gjobave dhe ndëshkimeve. Nisma ligjore, sipas mediave italiane, tashmë ka marrë dritën jeshile dhe pritet të kalojë për votim në parlament.