Céline Dion rikthehet këtë të shtunë në skenë në Paris, për koncertin e saj të parë të plotë pas gjashtë vitesh dhe një beteje të gjatë me një sëmundje të rrallë neurologjike. Rreth 30 mijë fansa pritet të mbushin “Plenitude Arena”, në periferi të kryeqytetit francez, për natën e parë të serisë prej 26 koncertesh.