Teksa KQZ-ja po akuzohet për dështim të funksionimit të sistemit elektronik, kreu Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të ecurisë së situatës në rang vendi. Ai u shpreh se votimi vijon në të gjitha qendrat e votimit pavarësisht problematikave që janë hasur gjatë rrugës. Celibashi tha se shqetësimet janë paraqitur më shumë mbi bojën matrikulluese dhe mbi prezencën e personave të paautorizuar.