Top Channel/ Celibashi në konferencë: Është sulmuar aplikacioni i KQZ
25/04/2021 15:04

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje të gjithë anëtareve të partive që të mos ndikojnë në qendrat e votimit. “Dua t’ju bëj thirrje për drejtuesit e partive politike që kanë anëtarë në qendra të votimit që ata të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka asnjë arsye që ti kategorizojmë të natyrës politike, kushdo komisioner i cili do t’i bëjë bisht nëpërmjet largimit nga detyra ka përgjegjësi penale. Qoftë operator apo komisioner të vijojnë të bëjnë detyrën dhe përfaqësues të partive t’i lënë të qetë të bëjnë detyrën”, tha Celibashi. Ai gjithashtu dha disa këshilla në lidhje me problemet e krijuara në vend. “E vërteta është që kemi pasur probleme të karakterit teknik, në pritshmërinë tonë ka qenë më të mëdha përveç faktit që përdoret për herë të parë dhe në një kohë të shkurtër është dashur të implemetohet. Probleme më së shumti janë për shkak të nivelit të ulet të dijeve të marra nga operatorët. Për aq sa mund të dëgjohet kjo këshillë, nëse pajisja nuk printon në mënyrë korrekte procesi duhet të vazhdojë e të përdoret, nuk ka arsye që printeri nuk funksionon, është element i shtuar printimi. Në rastet që pajisja nuk ka funksionuar mirë ose ka pasur probleme që ka sjellë pamundësi, duhet të kontaktojnë me KQZ. Në rast se s’do të ketë mosfunksionim të plotë janë marrë masat që pajisja të zëvendësohet, komisioni duhet të presë, nëse nuk është e mundur, do të vijojnë procesin në mënyrë manuale. Të gjithë janë të pajisur edhe me listën e zgjedhësve të printuar. Ato që kanë vijuar manualisht duhet të përfundojnë në atë mënyrë”, tha Celibashi.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39