Top Channel/ Çelet në COD ekspozita e artistit Nazmi Hoxha, Rama: Piktura atipike që kanë evoluar
09/04/2024 21:53

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u çel ekspozita e artistit të mirënjohur, Nazmi Hoxha që titullohet “Dreams Ëithin a Dream“. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se është mik i hershëm i Nazmi Hoxhës e rrjedhimisht një njohës i krijimtarisë së tij. “Për të folur për artin e Nazmiu nuk është lehtë. Është një pikture atipitike, e cila ka evoluar duke ruajtur atë brumin e vet të parë....Një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet”. Piktori Nazmi Hoxha konsiderohet si mjeshtër i kompozimeve, i peizazheve, i nudove dhe i portreteve, të cilat të bëra bashkë sjellin një dëshmi të shkathtësisë dhe të thellësisë së tij si artist, pjesëza të ndryshme ëndrrash brenda një ëndrre të madhe arti. Ekspozita e veçantë prej 123 punimesh vjen për publikun shqiptar e konceptuar si “ëndrrat brenda një ëndrre”. Ajo është e shtrirë nëpër të gjitha hapësirat e COD-it dhe synon të kapsulojë thelbin e veprës së Nazmi Hoxhës, mikrokozmosin e tij, ku pasioni dhe përkushtimi luajnë një rol të rëndësishëm në format se si ai shprehet. Pikturat e Nazmiut nuk janë vetëm përvoja pamore; janë dialogë me shikuesin, që ofrojnë një vështrim në shpirtin e artistit dhe në kujtesën kolektive të një kulture. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj.

Top News – Miku i Durim Bamit kapet i armatosur. Tiranë, arrestohet me pistoletë me mulli 42-vjeçari
10/11 17:40
Top News- GJKKO i rrëzon 22 kërkesa , Beqaj: Gjykata nuk pyet për të drejtat e të akuzuarve
10/11 17:23
Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19
Top News – A dalin fondet për Onkologjikun! / PD debate me ministren e Shëndetësise për buxhetin
10/11 15:19
Top Channel/ Durrës, familjarët kundërshtojnë amnistinë për Radaçin. Mbrojtja: Gjykim të shkurtuar
10/11 15:17
Top Channel/ U kapën 132 mijë fidanë kanabisi. Monitorohet nga ajri 67% e territorit, 165 arrestime
10/11 15:16
Top Channel/ AMA shpjegon gjobat ndaj mediave. Krasniqi: 11 televizione, thirrje për dhunë
10/11 15:09
Top Channel/ Shqipëria me më pak lindje. Në 7 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet, Korça bilanc negativ
10/11 15:08
Top Channel/ QSUT, 16.3 mld lekë buxhet. Nga 1 janari autonomia financiare, investime në onkologji
10/11 15:06
Top Channel/ Buxheti 2027, SPAK parashikon 40 hetues të BKH-së, 50 oficerë dhe 4 hetues financiarë
10/11 15:05
Top Channel/ “Bonus të emergjencave civile”, Llatja flet për ndihmën e familjeve në Elbasan
10/11 14:58
Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34