Tregtia e paligjshme e telefonave të vjedhur mund të përballet me një goditje të fortë pas vendimit të Apple për të forcuar masat e sigurisë në pajisjet e saj. Gjiganti amerikan i teknologjisë premton të zbatojë në nivel global një sistem që mund t’i bëjë telefonat e vjedhur praktikisht të pavlefshëm për hajdutët dhe tregun e zi.