Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, ishte ditën e sotme i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ku raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE. Çela tha se prokuroria e Përgjithshme ka pasur një koordinim të kënaqshëm me SPAK-un. Duke dhënë shifrat, ai tha se 32 çështje që lidhen me korrupsionin i janë dërguar SPAK-ut nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.