Procesi i zgjerimit nuk konsiderohej përparësi e presidencës së saj të BE-së, por duket se Cekia që e mori sot kryesimin e radhës së Këshillit të bllokut, duket i ka rishikuar prioritetet e saj. Diplomatët në Bruksel konmfirmojnë se ajo do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje gjatë këtyre 6 muajve një varg çështjesh që patën vëmendjen e presidencës franceze e që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe sigurinë e furnizimit me energji.