Vizita e kryeraportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer u lajmërua se kishte si qëllim integrimin ne BE, por me kalimin e orëve misioni u duk se ishte krejt tjetër . Takimi me kryetaren e Komisionit të Integrimit, demokraten Jorida Tabaku, nuk ishte çudi, por çudia ishte tek një tjetër takim, ai me Ilir Metën i cili mezi pret të marrë flamurin e kryeopozitarit.