Ministria e Arsimit zotohet se deri në vitin 2024, çdo fëmijë rom dhe egjiptian, do të regjistrohet në shkollë e do të përfundojnë shkollën 9 vjeçare dhe 70% më shumë vajza e djem romë dhe egjiptianë do të mbarojnë të gjitha nivelet e arsimimit. Në politikat arsimore parashikohet që klasa përgatitore të përfshihen në arsimin e detyrueshëm dhe të sigurohet transporti i të vegjëlve që mësojnë në një distancë prej më shumë se 2 km nga vendbanimi i përhershëm, gjithashtu edhe të rreth 12 mijë mësuesve që do të punojnë me ta.