Top Channel/ “Çdo ditë, çdo natë, Rusia bën terror”, 6 viktima dhe 30 të plagosur në Ukrainë
11/11/2024 23:18

Raketa e dronë rusë goditën në orët e para të së hënës disa qytete të Ukrainës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale. Ndërsa lufta ka kaluar tashmë në një fazë të rrezikshme, mediat amerikane njoftuan se Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Ëashington Post”. Ndërkohë Kremlini i hodhi poshtë njoftimet. Forcat ruse goditën të hënën me raketa dhe dronë qytete në Ukrainën jugore dhe lindore, thanë zyrtarët, duke vrarë të paktën gjashtë civilë dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. Rusia i ka intensifikuar së fundmi sulmet në zonat civile, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. “Çdo ditë, çdo natë, Rusia bën të njëjtin terror. Po goditen një sërë objektesh civile”, shkruan Presidenti Zelensky në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. Nga sulmet ruse mbetën të plagosur në Zaporizhia edhe fëmijë, të moshave që nga 4 deri në 17 vjeç. Rusia mohon të ketë objektiv civilët, por mijëra persona kanë vdekur që kur filloi sulmin në Ukrainë në shkurt 2022. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina po presin të shohin se si mund të ndryshojë politika e Uashingtonit mbi luftën, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar. Gjatë fundjavës u njoftua fillimisht në gazetën “The Ëashington Post” për një telefonatë të mbajtur ditët e fundit mes Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas personave që folën në kushte anonimiteti, Presidenti i zgjedhur Trump i ka thënë presidentit rus të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka hyrë në fazën e saj më të rrezikshme, ndërsa forcat ruse kanë bërë përparime të shpejta dhe ndërsa Perëndimi po shqyrton mënyrën se si mund të përfundojë ky konflikt. Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës se do t’i japë fund luftës në Ukrainë që në 24 orët e para të marrjes së detyrës.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19