Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësoi udhëzimet për komunitetin dhe shkolla për Covid-19 të enjten, duke bërë ndryshime thelbësore në disa prej rekomandimeve kyc. Kështu, sipas CDC, të gjithë personat që janë të ekspozuar ndaj virusit covid-19 nuk kanë më nevojë të karantinohen në shtëpi, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, megjithëse duhet të mbajnë maskë për 10 ditë dhe të testohen për virusin në ditën e 5-të. Ndërsa testimi rutinë i mbikëqyrjes së njerëzve pa simptoma nuk rekomandohet më, në shumicën e mjediseve.