Botuesi Carlo Bollino dorëzoi në Gjykatën e Tiranës një padi ndaj një mediaje online, duke e akuzuar se e bullizon me shkrime shpifje dhe ofendime prej 7 vitesh, duke e cilësuar “killer mediatik”. Bollino tha në një deklaratë për gazetarët se padia 100-faqëshe është për një media e cila financohet nga të gjitha palët politike, edhe nga ministra e ish-ministra të kësaj mazhorance, por pa e përmendur.