Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një prononcim për gazetarët nga fshati Dukat i Ri ka thënë se situata në këtë zonë edhe më me rrezik se në vene të tjera, ndërsa theksoi se operacioni i shuarjes së flakëve do të vijojë. Po ashtu Çako bëri të ditur se ka kërkuar mbështetje edhe nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane por me sa duket nuk ka marrë një përgjigje për shkak të situatës së rënduar në disa vende të Ballkanit.