Ushtria e Çadit është dislokuar në kryeqytetin N'Djamena pas njoftimit të vdekjes së presidentit në frontin e luftës me forcat rebele në veri të vendit. Zëdhënesi i ushtrisë tha se Deby, i cili ka sunduar në Çad prej 30 vitesh, është vrarë të martën, një ditë pasi 68-vjeçari u shpall fitues i zgjedhjeve duke marrë mandatin e gjashtë në zyrë. Rebelët me bazë në kufirin verior në Libi sulmuan një postë kufitare të dielën ditën e zgjedhjeve dhe më pas avancuan disa kilometra brenda territorit në shkretëtirë.