By Pass-i i Vlorës do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fillim të korrikut. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment rrugor, që sipas saj do të jetë gati për të gjithë përdoruesit e rrugës në nisje të sezonit turistik.