Situata e vazhdueshme e sulmeve kibernetike por dhe nevoja për të financuar sektorët me më shumë problematika, janë arsyet që shtynë qeverinë të ndërhyjë për të dytën herë në buxhetin e shtetit. Nga komisioni I Ligjeve ministri i financave. Petrit Malaj deklaroi se 11.8 miliardë lekë u mblodhën nga kursimet në projekte të caktuara si dhe mirëmenaxhimi I investimeve nga qeveria.