Top Channel/ Buxheti, rriten shpenzimet/ 96mln € shkojnë për teatrin,bypass Vlorë & unazën në Tiranë
24/06/2021 19:39

Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e vitit 2021. Përmes një akti normative ekzekutivi ka rishikuar treguesit e buxhetit duke rritur me 11.8 miliardë lekë zërin e shpenzimeve në raport me aktin normativ të prillit, duke e çuar kështu totalin e tyre në 610 miliardë lekë. Mbajtja e pandryshuar e nivelit të të ardhurave në 489.5 miliardë lekë dhe rritja e fortë e shpenzimeve ka thelluar më tej defiçitin buxhetor me rreth 96.2 milionë euro. Referuar relacionit që shoqëron aktin normativ, financat argumentojnë se kjo ndërhyrje vjen në kuadër të financimit të prioriteteve ku ndër më kryesoret lidhet me fushatën e vaksinimit anti Covid-19. Nga kjo shtesë shpenzimesh pjesën më të madhe e ka marrë ministria e Infrastrukturës, buxheti i së cilës është rritur me 7 miliardë lekë para që do të shkojnë për financimin shtesë për hapjen e loteve të reja të Unazës Veriore të Tiranës, ndërtimin e segmentit rrugor sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, si dhe ndërtimin e By-Pass i Vlorës. Rritje fondesh janë parashikuar edhe për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në vend. Ndërkohë, më shumë para kanë shkuar edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe atë të financave, teksa rialokime janë bërë edhe ndërmjet institucioneve të tjera. Nga ana tjetër, sipas aktit normative rreth 900 milionë lekë do të shkojnë për bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, teksa. Fondi Rezervë po ashtu është shtuar me 2 miliardë lekë duke e çuar totalin e tij në 8 miliardë lekë, para që janë planifikuar të financojnë sigurimin e vaksinave dhe mbulimin e nevojave të tjera të Covid-19.

Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27