Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia. Kryebashkiaku Veliaj e prezantoi atë në takimin me qytetarë dhe grupe interesi, duke sqaruar se buxheti do të rritet me 7% dhe se investimet do të shkojnë lagje më lagje.