Qeveria pritet të mbledhë 625.7 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2023. Por, nga do të vijnë këto të ardhura? Pjesa më e madhe pritet të vijë nga TVSH, apo e ashtuquajtura taksa e konsumit, në vlerën 211 mld lekë, mbi 15 mld lekë më shumë se vitin e kaluar, rritje që pritet të vijë prej çmimeve të larta dhe ecurisë së ekonomisë.