Top Channel/ Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës
14/12/2024 18:56

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër do ta marrë ushqimi falas në shkolla. Ai tha se në këtë mënyrë çdo nxënës do të ketë një trajtim të barabartë, duke marrë si shembull edhe eksperiencën e suksesshme në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit. “Ajo që kemi parë në shumë prej shkollave tona është se në lagje të ndryshme të Tiranës, fëmijët ushqehen ndryshe. Qartazi ka mungesa të kalorive dhe vitaminave. Prandaj, Bashkia e Tiranës po sjell një filozofi solidare. Ajo që ne themi, si të majtë, është se të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ndaj, vendimi më i rëndësishëm i bashkisë për 2025-ën, për të këtë buxhet, është ushqimi falas për të gjithë nxënësit e Tiranës, si një mundësi për t’i dhënë të gjithë fëmijëve një fillim të barabartë”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se buxheti ka në fokus njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke nisur nga fëmijët, studentët dhe të moshuarit. Veliaj shtoi se, edhe gjatë këtij viti, Bashkia e Tiranës do të vijojë të subvencionojë 100% abonenë për studentët, ashtu sikurse edhe për pensionistët. “Më shumë nevojë kanë fëmijët dhe nxënësit, prandaj e kemi fokusin te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Po ashtu, kanë nevojë studentët, prandaj do ta subvencionojmë sërish 100% abonenë e studentit. Madje, ky është buxheti i parë që subvencionon me 192 mijë lekë në vit, 16 mijë lekë në muaj, abonenë e përgjithshme të transportit për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona. Do të duam që me ushqimin falas, abonenë falas dhe konviktet gjysmë të paguara nga bashkia, të sjellim një frymë të re solidare, mbështetje, të majtë dhe të bukur, për bashkinë tonë dhe për qytetin tonë”, u shpreh ai. Veliaj u ndal te shkollat e reja në kryeqytet, duke deklaruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtohen 5 godina të reja arsimore, duke e çuar në 50 me zero rezultatin ndaj opozitës, që sipas tij kërkon të vijë në pushtet vetëm me retorikë, dhe jo me votë apo me punë. “Edhe ciniku më i madh nuk e mohon dot realitetin e shkollave në Tiranë. Kemi ndërtuar 45 shkolla, ku njëra është më e bukur se tjetra. Kemi hapur garën për 5 shkolla të reja. Deri në fund të muajit do të kemi fituesit, që përfundimisht edhe lagjja e fundit e Tiranës, të ketë buqetën e saj të shkollave. Nisim ndërtimin e tre shkollave të reja te Astiri: një nga shkollat përfshin çerdhe, kopësht, parashkollor dhe 9-vjeçare; shkolla tjetër është 9-vjeçare, me gjimnaz, do funksionojë si shkollë e bashkuar. Tani rezultatin e kemi 45 me zero. Me këtë buxhet rezultati shkon 50 shkolla me zero. Muhabetet e tjera: “Ik ti që të vij unë, ose ik ti që na munde me 60 mijë vota, që të vij unë”, “hap ti rrugën që të vij unë”… nuk funksionon kështu. Funksionon me punë dhe me votë. Duhet t’u pëlqejmë të gjithëve apo t’u shërbejmë të gjithëve? Unë besoj se ne të bashkisë e kemi ndarë mendjen: duhet t’u shërbejmë të gjithëve”, deklaroi ai.

Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52