Top Channel/ “Butrinti”, ironizon Rama: Kemi bërë shumë para. S’dimë ku t’i çojmë
31/01/2025 19:14

Kreu i ekzekutivit ishte këtë pasdite i pranishëm në prezantimin e “Plug and Play”, një platformë e mirënjohur globale për mbështetjen e Startup-ve, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pozicionuar tek Piramida. Kjo platformë do t’u japë mundësinë sipërmarrësve të rinj shqiptarë për startup-et e tyre që të rriten, të tërheqin investime kapitale, të pilotojnë teknologjinë dhe të forcojnë praninë në tregjet lokale dhe globale. “Plug and Play” nuk do të jetë një platformë vetëm për Shqipërinë, por ka aspirata më të mëdha për sa i përket prezantimeve të start-up-eve, duke u bërë qendër rajonale për zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetjen e tyre,” u shpreh Uranik Begu, drejtori i “Plug and Play” për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Rama tha se “e kemi nisur nga bishti me një numër qesharak dhe disfunksional shërbimesh dhe nëse sot, ne kemi në platformën e shërbimeve publike mbi 3 milionë përdorues, individë apo biznese, e kemi nisur me më pak se 50 mijë përdorues”. Kreu i qeverisë inkurajoi të gjithë të rinjtë që duhan të jenë pjesë e fushës së biznesit, duke thënë se kjo platformë është e duhura. Rama nuk i ka kursyer as ironitë për opozitën dhe akuzat për çështjen “Butrinti”. “Qeveria dhe ADF-ja “janë pjesë e një grupi kriminal që ka bërë grabitjen e Butrintit”. Kështu që, nëse do të shikoni në internet Parkun arkeologjik, Amfiteatrin e Butrintit, historinë, mos u nisni atje, se “atje nuk ka gjë”. “Gjithçka është marrë edhe është çuar diku” dhe falë këtij fakti “kemi përfituar edhe shumë para që nuk dimë ku t’i çojmë, edhe i hedhim kot për këto lodrat “plug and play” dhe ça janë këto të tjerat”, tha ai.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14