Top Channel/ “Burri im ushtar”, preket Trump. Biseda me gazetaren bëhet virale
25/06/2025 23:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, pas takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se po e konsideron mundësinë t’i dërgojë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ për t’u mbrojtur nga sulmet e intensifikuara të Rusisë. Takimi është zhvilluar në samitin e NATO-s që është mbajtur në Hagë. Që të dy liderët kanë bërë të ditur se takimi afro 50-minutësh ishte hap pozitiv për t'i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt. Gjatë konferencës për shtyp, presidenti amerikan ka thënë se armët e këtij lloji “janë shumë të vështira për t’u marrë” porse do të “shohim nëse mund t'i bëjmë disa prej tyre të disponueshme”. Duke folur para medias ai pati edhe një episod që u bë viral, pasi një gazetare ukrainase zhvilloi një bisedë emocionuese me presidentin e SHBA. “A do ti jepni ukrainës sisteme mbrojtëse “patriot””, ishte pyetja e saj. Trump fillimisht e pyeti nga ishte dhe kur gazetarja i tha se ishte nga Ukkraina, dhe se burri i saj ishte ushtar, ndërsa ajo jetonte në Oslo me fëmijët, atëherë presidenti amerikan deklaroi: “Në rregull, më lejo të them se ne do të shohim nëse mund të vëmë disa në sisteme në dispozicion. Janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to. Kemi furnizuar Izraelin dhe janë shumë efektive, 100 për qind efektive. Ishte një pyetje shumë e mirë. Ju uroj shumë fat. Shoh që kjo gjë ju prek vërtet. Prandaj, dërgojini një përshëndetje burrit tuaj”. Trump përsëriti se ka biseduar disa herë me presidentin rus Putin, por kjo ishte “lufta më e vështirë për t’u zgjidhur në krahasim me luftrat e tjera”.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04