Policia në Paris iu përgjigj mbrëmjen e të hënës një situate pengmarrjeje në një dyqan në zonën 12 Arrondissement në qendër të Parisit. Sipas raportimeve një burrë i armatosur me thikë mbante peng të paktën dy gra në dyqan, dhe kërkonte të fliste me ministrin e drejtësisë. Policia ka ngritur një perimetër sigurie në zonë ndërsa disa disa burime identifikonin sulmuesin si problemik prej sëmundjeve mendore. Zv. kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Grégor, nxiti njerëzit të shmangin zonën ndërsa tha se po shkonte personalisht në vendngjarje. Mediat franceze thane se sulmuesi kërkonte gjithashtu të kontaktonte me avokatin e Omar Raddad. Raddad eshte një ish-kopshtar maroken është dënuar në 1994 për vrasjen e punëdhënëses së tij të pasur Ghislaine Marchal. Raddad ka kryer tashmë dënimin e tij por ka insistuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe kërkon të pastrojë emrin e tij.