Top Channel/ Burgoset 9-vjeçari, shkak ofendimi ndaj Presidentit në Siri
18/03/2024 19:28

Një 9-vjeçar në Siri ndodhet në burg prej dhjetë ditësh, pasi u arrestua me akuzën për fyerje të imazhit ndaj presidentit Bashar Assad. Muhamed al Ali, u kap duke shkruar në një nga fotot e Assadit në shkollën në Marj Qata, një qytet në perëndim të Homsit, qyteti i tretë më i madh sirian në veri të Damaskut. Sipas burimeve, pasi u thirr dhe u “rrah” nga drejtori i institutit, fëmija, i cili është në klasën e katërt, u ndalua nga agjentët e Sigurisë Politike, një nga katër agjencitë kryesore të kontrollit dhe represionit të qeverisë siriane. Kjo u bë e ditur nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, duke konfirmuar atë që u raportua më herët nga mediat lokale në Homs. “Për dhjetë ditë fëmija ndodhet i mbyllur në një qeli në selinë e Sigurisë Politike dhe çdo ditë prindërit e tij kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm”, raporton Observatori. Në një ngjarje të ngjashme, 13 vite më parë, pas arrestimit të disa fëmijëve që u quajtën fajtor se kishin shkruar slogane në muret e shkollës ku lavdëronin protestat e atëhershme arabe në Tunis dhe Egjipt, në Siri shpërthyen protesta popullore antiqeveritare. Autoritetet siriane iu përgjigjën protestave të marsit 2011 me një shtypje të përgjakshme policore dhe ushtarake, e cila degjeneroi në një luftë civile, e cila më pas u shndërrua në një luftë të vazhdueshme në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas OKB-së, konflikti sirian ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24