Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” me qëllim ekstradimin për pronarin e një rrjeti lokalesh striptizmi në Shqipëri dhe Kosovë. Pas akuzës për trafikim personash në Kosovë, Dodë Rica, një 47-vjeçar nga Mirdita dhe banues në Tiranë u arrestua nga policia e Durrësit, javën e kaluar, në zonën e plazhit, ku ndodhet një prej klubeve të tij. Më parë, Gjykata e Prishtinës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare kapjen e tij.