Për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, prokuroria e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën. Prokurorja Javorka Perlinqeviq tha se dënimi kërkohet për shkak të mizorisë e dinakërisë së bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit në planifikimin e vrasjes së saj.