Pas një seance të gjatë, gjykata e Tiranës la në burg sekretarin e përgjithshëm të ministrisë të financave Arlind Gjokutajn drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli. Deri në përfundim të hetimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës që i solli shtetit një dëm prej 1.2 mln euro ata do të qëndrojnë pas hekurave. Arlind Gjokutaj u përfaqësua në seancë me një prokurë të posatshme nga dy avokatët e tij pasi prej dy ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.