Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkomnëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë. 50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçmëe që caktoi ndaj tij masën e sigurisdë arrest në burg ne mungesë. Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.