Top Channel/ “Burg për Jozefin Markun”, rrahu në mes të rrugës Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon…
07/09/2026 21:04

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi. Burime bëjnë me dije për Top Channel prokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit. Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip “Land Rover” të përdorur gjatë ngjarjes. Ndaj Jozefin Markut rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa 4 akuzat e tjera janë në verifikim e sipër. Ndërsa ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”. Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarjen e dhunimit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer Jozefin Markun në rrjetet sociale. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje. Si ndodhi përleshja? Rasti lidhet me incidentin e dhunshëm mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet e plota të ngjarjes, të siguruara nga Top Channel, tregojnë momentet para dhe gjatë përleshjes fizike. Në video shihet Edi Kuçi duke u ndaluar në rrugë përmes një tabele të improvizuar policore me mbishkrimin “Stop”. Më pas, ai përballet me Jozefin Markun, i cili e godet fizikisht. Gjatë incidentit dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjestin, shaje Gjestin”, ndërsa vijon ta godasë. Në pamje, Kuçi shihet i gjakosur dhe i kërkon të ndalojë. Në fund të përleshjes, Marku i kërkon Kuçit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Publikimi i videos së plotë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te incidenti. Me hapjen e rastit penal dhe përfshirjen e tij në listën kufitare për kontroll, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapat e parë ligjorë lidhur me çështjen. Rasti pritet të vijojë të trajtohet nga organet kompetente. Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë, Eduard Kuçi është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj shtetasit kosovar Eduard Kuçi, iniciale që i referohen Edi Kuçit. Prokuroria ka autorizuar gjithashtu Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe vendosjen e Markut në “stop-listë”. Sipas autoriteteve kosovare, çështja po trajtohet në bazë të dispozitave të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, intervistimi i Edi Kuçit në prani të prokurorit përbën një tjetër hap në procedurën hetimore lidhur me incidentin.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59