Gjykata e Sarandës caktoi masën e arrestit me burg për gjashtë personat e arrestuar, pas sherrit në lokalin Orange në Sarandë, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë.