Sofja nuk jep asnjë sinjal pozitiv për tërheqjen e vetos që ka vendosur në rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut . Nga samiti i shefave të BE-së në Bruksel, presidenti bullgar Rumen Radev komfirmoi se vendi i tij nuk do të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për sa kohë Shkupi nuk do të heqë dorë nga vjedhja e historisë.