Sot në Bullgari janë zgjedhjet parlamentare,dhe gjithë shtetasit bullgarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës. Kështu,në Athinë,Patër,Heraklio,Larisa dhe Selanik,mijëra votues i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar partinë e tyre te preferuar. Mjafton plotësimi i një formulari me të dhënat personale,dhe në vazhdim mund të votojnë brenda pak minutave. Qendrat e votimit mund të jenë ose ambasadat dhe konsullatat bullgare në vendin e votimit,ose ambiente private të marra me qera për këtë qëllim.