Pas protestës kombëtare të mbajtur ditën e djeshme, sot në kryeqytet po zhvillohet tubimi i 64-t. Qytetarët, si çdo ditë tjetër, u grumbulluan në sheshin Skënderbej, për t’u marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet. Edhe sot kërkesat janë të njejta, ato të dorëheqjes së kryeministrit dhe krijimin i një qeverie teknike.