Zadrima njihet për tokat bujqësore, e zadrimoret ndër vite janë marrë me kultura të ndryshme bujqësore sidomos me prodhimin e misrit. Jemi vetëm pak km nga Lezha në një pike grumbullimi e cila është hapur vitet nga inisiativa e një emigranti i cili u rikthye në vendin e tij. Alfred Shtjefni disa vite më parë e pa të arsyeshme hapjen e kësaj grumbullimi pasi numri i banorëve të zonës të cilët po emigronin ishte i lartë e ndërkaq prodhimi po mbetej stok.