Rritja e eksporteve bujqësore si perime, fruta dhe bimë medicinale këtë vit shënoi rritje në sasi dhe në vlerë, përsëri bujqësia në vitin 2022 solli më pak të ardhura në buxhetin e shtetit, sipas të dhënave nga INSTAT ky sektori shënoi një rënie me 0.28% në 9- mujorin e parë e vitit të kaluar. Bujqësia ishte i vetmi sektor me rënie në vitin 2022, pasi ekonomia në tërësi vijoi të rritet mbi mesataren kryesisht nga zhvillimet pozitive në turizëm dhe në sektorin e ndërtimit. Dhe sektori më problematik i ministrisë së bujqësisë mbetet blegtoria, mbyllja e stallave po jep menjëherë dhe efektet negative në ekonominë e vendit.