Ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani, i cili është kryesuesi i radhës i OSBE-së, ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës është pritur fillimisht nga homologia Donika Gërvalla – Shëarz. OSBE-ja e mbështet plotësisht dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh Osmani, i cili apeloi në të njëjtën kohë për uljen e tensioneve.