Dashamirësit e teatrit në Vlorë ndoqën komedinë “Budallenjtë”, të dramaturgut Neil Simon. Bëhet fjalë për një përrallë alegorike që para se të jetë e tillë, është një qëndrim therës ndaj raporteve të pushtetit në tërësinë e vet, e para së gjithash të metodave djallëzore për nënshtrimin e mendjeve të shtetasve të vet.