Banda më e madhe e muzikës pop në botë, BTS, rikthehet në skenë pas disa vitesh mungesë, duke ndezur entuziazmin e qindra mijëra fansave në Korenë e Jugut dhe në mbarë globin. Në sheshin qendror në Seul pritet të mblidhen rreth 260 mijë persona për koncertin e parë të grupit që nga tetori i vitit 2022.