Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me ngadalësimin e procesit të integrimit të vendeve aspiruese. Në një takim më kryeministrin Rama këtë të martë, Borrell tha se është rritur ndërgjegjësimi për shpejtimin e procesit, që ishte ngadalësuar në vitet e fundit. Ai shtoi që përveç Ukrainës, ka shumë vende të tjera që kanë pritur për një kohë të gjatë që të anëtarësohen.