Vetëm pak ditë përpara se krerët e vendeve të BE-së dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen të vizitojnë Tiranën, Shqipëria dhe rruga e saj europiane ishin subjekt diskutimi në Bruksel. Një rezolutë me disa amendime të propozuara nga Partia demokratike është miratuar atje, me në fokus vec të tjeras rritjen e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike dhe marrjen e masave për ruatjen e të dhënave personale.